Të gjithë mund ta njihni nënën Zejnepe nga Lipjani të cilës serbët ia vranë në luftë katër djemtë e saj. Ajo, përpos dhimbjes, u bë e njohur me qëndresën e saj ndonëse lufta në Kosovë ia mori djemtë dhe burrin. Por, sot është ndjerë e lumtur sikur t’i kisht djemtë gjallë kur derën e shtëpisë ia ka hapur, Isak Neziri, kandidat për deputet i PDK-së.
“Sot po më duket djemtë krejt gjallë i kam”, ka thënë nëna Zejnepe në videon që me ndjekësit e tij ka ndarë Neziri, duke premtuar ndërtimin e kullës në kujtim të djemve të saj, shkruan PortaliMagazina.com

“Sot po më duket djemtë krejt gjallë i kam” – Emocione të forta në takimin me nënë Zejnepen, e cila humbi familjarët më të afërt gjatë luftës. Qëndresa e saj përballë tragjedisë, është motivi ynë të ecim tutje. U zotova për ta mbështetur projektin e nisur të Kullës në kujtim të bijve të saj martirë”, ka shkruar në facebook Neziri.