Regjistrimi i deputetëve të rinj nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës fillon sot, duke përfshirë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Regjistrimi i deputetëve është një procedurë formale dhe e domosdoshme që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025.
Ndërsa të hënën, do të regjistrohen deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata të pakicave, njofton Klankosova.tv.
Kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim më 8 prill me kryetarët e partive politike për të diskutuar përgatitjet për seancën konstituive.
Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit, pas zhvillimit të zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 9 shkurt.