Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kështu tha për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai për Klankosova.tv
Me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.
Bazuar në këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind, dhe do t’i ketë 48 deputet.
E dyta ka dalur Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 190 mijë vota apo 20.95 për qind me 24 deputet, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170 mijë vota, 18.27 për qind e në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 20 deputet.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë tetë ulëse.