Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi i njëjti është përleshur fizikisht me dy të mitur.

Në raportin në 24-orësh të policisë thuhet se gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë.

Lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat, dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.