Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, po kërkon që VV-ja të ketë nën kontroll prokurorinë e sistemin e drejtësisë, ndër të pakta institucione këto ku partia në pushtet nuk arriti t’i fus duart. Sipas gjuhës së Vetëvendosjes, edhe Muja vijon të sulmojë prokurorët dhe konsideron se në mandatin tjetër “sistemi i drejtësisë do të pastrohet”.
Këto deklarata Muja i ka bërë në një paraqitje “live” në rrjetin social TikTok.
“Unë ende besoj që diku ku s’kemi mujtë me pas ende kontroll, apo ku 14 shkurti nuk ka depërtu është te sistemi prokurorial dhe i drejtësisë, sepse kërkohet një vendim i Gjykatës për t’u përjashtuar Lista Serbe nga procesi jonë politk. Atë po kemi vështirësi me kontrollu,”, dëgjohet teksa thotë Muja në këtë paraqitje.
“…sepse në krye të prokurorisë është personi që ia ka hequr fletarrestin Radojiçiqit, dhe kjo është vështirësia që ne e kemi”, deklaron Muja, anipse shefës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i janë publikuar bisedat telefonike me Radojiçiqin.
“Në mandatin që po pason do të pastrohet edhe sistemi i drejtësisë. Edhe prokurorët edhe gjyqtarët duhet ta kenë parasysh që drejtësia duhet të funksionojë…”, thotë ai.
Video: