Seanca e parë për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për një ditë tjetër.
Kjo pasi mbrojtja e të akuzuarve ka bërë të ditur se nuk janë pajisur me të gjitha provat dhe shkresat e lëndës.
Si rezultat seanca e sotme u shty për një datë tjetër.
Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ata u dërguan me forca të shtuara të Policisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Të tre, që nga nëntori i vitit 2023 janë në paraburgim.