Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërore.

Një gjë te tillë e ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në bazë të formularit të deklarimit të pasurisë, pasuria e shefes së shtetit e ka kaluar vlerën prej një milion euro.
Sipas formularit në fjalë, pasuria e presidentes Osmanit dhe bashkëshortit të saj arrin vlerën mbi një milion euro.
Si pasuri të paluajtshme ajo ka deklaruar banesë 67.00 m2 me vlerë 59 mijë e 760 euro, garazh kolektive 14.00 m2 me vlerë 6 mijë euro, shtëpi në Australi 150.00 m2 me vlerë 170,000.00 euro, tokë 5.10 ari me vlerë 35,000.00 euro, banim 244.00 m2 me vlerë 208,000.00 euro, banim në Australi 218.00 m2 me vlerë 510,000.00 euro.

Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë të përbashkët me bashkëshortin e saj.
Vetura është e tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe e ka vlerën 10 mijë euro.
Kurse, si para të gatshme e para e shtetit i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Më tej, në formularin e pasurisë, Osmani ka deklaruar edhe të ardhurat e saj vjetore si presidentes e Republikës së Kosovës.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se edhe kryeministri në detyrë ka publikuar pasurinë për vitin 2025.
Pasuria e paluajtshme e kryeministrit në largim, Albin Kurtit ka mbetur e njëjtë, me bashkëshorten e tij që posedon një banesë në vlerë të 400 mijë euro.
Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ka para të gatshme rreth një mijë e 800 euro në bankë.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar 15 mijë euro në një bankë në Norvegji, ndërsa edhe 500 euro të tjera si kursime të vajzës.
Qiraja e Kurtit në një prej lagjeve më të përshtatshme në kryeqytet vazhdon të jetë vetëm 250 euro.