Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, dhe ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë.

“Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive ndërsa rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.