
Më 22 shkurt, Altin Zogaj shënoi një fitore të madhe ndaj Alexander Rigas, duke u shpallur kampion i Europës në ËBA dhe duke mbrojtur titullin e IBO-s.
Për suksesin e arritur, boksieri shqiptar nga Stuttgarit u paraqit në lidhje direkte në emisioin “Frontal me Arsim Lanin”, që transmetohet në T7.
Ai u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij, derisa foli edhe për këngën “Marshi i UÇK-së” nga Arif Vladi, të cilën e lëshon saherë hyn në ring.
“Kjo këngë më jep vullnet, më ngjallë emocione të jashtëzakonshme, ndihem i fortë kur e dëgjoj këtë këngë. Është një këngë që secili shqiptar krenohet me të”, tha ai fillimisht.
Kur foli për meçin e 22 shkurtit, ai tha se ishte i bindur se do të fitojë, pas një periudhe të gjatë përgatitjeje.
“Kam pasur një përgatitje mjaft të gjatë, prej 16 javësh, dhe kur e kam përfunduar, e kam ditur se do fitoj”, shtoi Zogaj.
“E vëretja në 5-6 minutat e parë se do të fitojë ndaj kundërshtarit të asaj nate. Ai është shtatshkurtër dhe e dija se do të më bënte presion gjatë tërë kohës, andaj e mbaja distancën, dhe funksionoi çdo gjë në të mirë timen”, tha boksieri me prejardhje nga Kosova.
Në “Frontal” në T7, Zogaj shpalosi edhe planet e tij për të ardhmen.
“Plani im është që të vazhdoj në këtë mënyrë dhe një ditë të bëhem kampion i botës duke përfaqësuar Kosovën, dua të bëhem më i miri i botës”, përfundoi Zogaj.
Zogaj deri më tani ka 16 meçe të zhvilluara, duke mos pësuar asnjë humbje, dhe prej tyre tetë i ka fituar me nokaut