Një avion i cili u përplas në një aeroport të Koresë së Jugut, ka lënë të vdekur të paktën 167 persona.

79 burra, 77 gra dhe 11 të tjerë gjinitë e të cilëve nuk ishin të identifikueshme menjëherë – vdiqën në zjarr, tha agjencia e zjarrfikësve.

Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi pjesa tjetër e njerëzve në aeroplan mbeten të zhdukur ende.

Nga ky incident kanë shpëtuar dy anëtarë të ekuipazhit, derisa në avion ndodheshin 181 persona.