Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë një tender në vlerë 25 mijë euro për shërbime të hotelerisë – bufesë. Kjo shumë e parave do të shpenzohet kryesisht në ushqim, pije, sallata e ëmbëlsira.
Punonjësit e Ministrisë së Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci, nuk do të kenë mungesë të ushqimit dhe pijeve në ambientet e punës.
Madje në tavolina do të kenë edhe ëmbëlsira, akullore e sallata, shkruan Demokracia.com.
Për sigurimin e këtyre produkteve, ky institucion ka dhënë një tender në vlerë të 25 mijë eurove.
“Shërbime të hotelerisë – bufesë në objektin e MASHTI-t. Vlera e parashikuar e kontratës: 25,000.00 euro. Data e dhënies së kontratës 19.11.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.11.2024 .Numri i tenderëve të pranuar: 2 . Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Shqiponja BFB Vlera e përgjithshme e kontratës për njësi 22.16 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Ministria ka treguar se të gjitha pajisjet dhe inventari për restorant për kryerjen e shërbimeve të gastronomisë janë në pronësi të Ofruesit te Shërbimeve.
“Gjatë shfrytëzimit të hapësirës, mureve, dyshemesë, instalimit te rrymës, ujit dhe bllokimit te kanalizimit, banjet, tualetet te gjitha këto janë te obliguar ti mirëmbajnë vet qe janë pjese e hapsiresë se byfesë ne katin e IV, si ne pasterti-higjen ashtu edhe mirmbajtje. Vjen deri te ndonjë prishje apo dëmtim, obligohet Ofruesi i Shërbimeve që me shpenzimet e veta do të bëjë riparimin e tyre. Gjithashtu hapësira e cila shfrytëzohet dhe pajisjet e shfrytëzuara nga ana e Ofruesi te Shërbimeve në përfundim të realizimit të kontratës, hapësira e shfrytëzimit duhet të kthehen të Autoriteti Kontraktues në gjendje funksionale te me parshme. Ofruesi i Shërbimeve është i obliguar me stafin te mbaj higjienën ( pastërtinë ) ne pjesën e kuzhinës ku përgatitet ushqimi dhe në hapësirën e by fesë ku servohet pijet dhe ushqimi”.
Sipas dosjes së tenderit shërbimet e gastronomisë (hotelerisë) duhet të kryhen çdo dite pune gjatë orarit te punës.
“Në raste të veçanta Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë nga Ofruesi i Shërbimeve që këto shërbime të kryhen edhe jashtë orarit të punës duke përfshirë edhe ditët e të vikendit. Ofruesi i Shërbimeve është i obliguar që të përgatit menynë me të gjitha shërbimet e gastronomisë – artikujt e paraqitur në listën e çmimeve të kontratës dhe e njëjta të jetë e vendosur në çdo tavolinë ( e plastifikume) ku ofrohen këto shërbime gjate tërë kohës së realizimit te kontratës”.
Disa nga produktet që do të blihen janë:
Kafe expresso,
Kafe makiato e madhe
Kafe makiato e vogël
Latto Caffe
Nes – kafe me vanillë
Nes – kafe klasik copë
Kafe Amerikane copë
Kafe Cappucino
Kafe Turke
Çaj – Filtër (të gjitha llojet)
Qumësht me çokollatë (bambi)
Lëngje frutash paketim qelqi 200 ml cilësi e lartë Fruktal ose ekujvalente. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, borovnic, Juice).
Kifle çokollatë, gjem, gjalpë, arra, me peshë
Kifle me djath me peshë 100gr
Sallatë greke me peshë 250gr
Sallatë shope me peshë 250gr
Sallatë me mish pule me peshë 250gr
Sallatë me mish peshku tuna me peshë 250gr
Leqenik me spinaq me peshë 250gr
Mantija me djath; mantija me mish
Llokuma garniturë (djath, ajvar, gjem dhe lëng). me peshë 250gr
Omlet me djath (dy vezë, domate) me peshë 250gr
Omlet me pershutë (dy vezë, domate, djath) me peshë 250gr
Picë me proshutë, kpurdha, kashkavall, sos, speca, kungullesha, ulli, picë e vogel me diameter 20 cm
Picë tuna, e vogel me diameter 20 cm
Picë margarita e vogel me diameter 20 cm
Sendviqët me proshutë (proshutë, tranguj, domate, kaqkavall, gjiz, sallat e gjelbër), me peshë 250gr Mish pule me garnitur, (pomfrit, perime e ferguar, sallatë gjelber, tranguj, domate, fafarona), me peshë 250gr. copë 1
Ëmbëlsirë ditore me peshë 100gr
Akullore me kupza, (çokolladë, limon, lajthi, arrë, karramel, vanill, banane), çmimi për një kupë. Sallat me Frut (molla, dardh, pjeshkë, kajsi, kumbullë, banane, kivi, portokaj, rrush i bardh, rrush i zi, qershi, dredhëz, mjedra, boronicë, ananas, shalqin)/Demokracia.com/.