Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë në Vetërnik.

Si pasojë e shembjes së dheut, një punëtor Fatlum Haradini (40 vjeç), e ka humbur jetën, e po ashtu edhe një tjetër është lënduar.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Arian Ramën.

Rama u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i të dyshuarit në vendpunishte.