Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka nderuar ushtarin e UÇK-së, Xhafer Kadirin, duke e kujtuar me një fotografi të paharrueshme të luftës.

 Shala ka theksuar se pas 9 shkurtit, me qeverinë e udhëhequr nga PDK, do të bëhen përpjekje për të mbështetur veteranët dhe kategoritë e tjera nga lufta, si dhe do të ndihmojnë prodhuesit vendorë për të përmirësuar situatën ekonomike të Kosovës.

“Një fotografi e paharrueshme e ditëvë të lavdisë – ushtari i UÇK-së me lot në sy për bashkëluftëtarët e rënë. Ai është Xhafer Kadiri nga Rahoveci. Një luftëtar i pashoq, një idealist i përjetshëm. Sot Xhaferi është pronar i një ferme të sukesesshme. Me Xhaferin bisedova për të kaluarën e përbashkët, për sfidat që kalon sot si ndërmarrës, por dhe për planin tonë që në të ardhmen të ndihmojmë prodhuesit vendorë. Kosova mundet më mirë dhe për prodhuesit vendorë do të jetë më mirë.

Kosova mund të jetë më mirë vetëm me një qeveri që ka si prioritet mbështetjen e veteranëve të UÇK-së. Sepse nuk ka të ardhme, pa respektuar të kaluarën. Prandaj, pas 9 shkurtit, me qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja, do të bëhet më mirë edhe për veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së”, shkroi Shala.