Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, është parë në disponim të mirë gjatë një takimi me elektoratin e partisë në Komoran. Ai tha se vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japet fund stagnimit në të cilën sipas tij ndodhet në Kosovë.

“Para mbështetësve të PDK-së, mesazhi im ishte i qartë dhe i drejtpërdrejt – vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japim fund stagnimit dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit”, ka thënë Shala.

Në këtë ngjarje, Shala është parë në Komoran me kandidatët për deputetë e me anëtarët e strukturave qendrore të PDK-së për sic ka thënë që të shprehin mbështetjen dhe unitetin për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën.