Anëtari i Partisë Socialdemokrate, historiani Asdren Shala ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti mbi rastin e vdekjes së Astrit Dehari
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shala ka pretenduar se në kohën kur kishte vdekur aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, asokohe Albin Kurti i kishte thënë “shyqyr që vdiq Astriti e po rritemi, deri më sot kemi shkye kepucë e rroba e nuk kemi mund me u rritë”.
Postimi i plotë:
Sa here rikthehet ceshtja e Astrit Deharit, pervec irritimit qe shkakton menyra se si instrumentalizohet vdekja tragjike e nje djali nga partia ne pushtet; pertej neverise qe te shkakton “deshira” e prinderve te tij qe nje tragjedi familjare me perkthye ne privilegj politik, ne mendje me vjen fraza me fatale qe ma kane degjue veshet nga goja e kryeministrit aktual me 12 nentor 2016. Ne protesten para burgut ne Prizren Albin Kurti me pati thene: shyqyr qe vdiq Astriti e po rritemi, deri me sot kemi shkye kepuce e rroba e nuk kemi mund me u rrite.
A e besojne kete qe po them une a jo njerezit hic s’ka rendesi. Rendesi ka qe procesi nga dita e vdekjes e deri me sot e deshmon ate qe po them une. Qe vec disa fakte:
1) Kane thene qe kurdo qe Vetevendosja vjen ne pushtet, drejtesia per Astritin ka me shkue ne vend. U ben kater vite qe po qeverisin, pse akoma asgje?
2) Menyra se si kane manipulue me mostrat e Astritit, flet shume per mosdeshiren e LVV me zbardhe rastin, rrjedhimisht me perdor akoma ne cdo fushate. Ne prill 2022 nuk e pranuan rezultatin e Institutit Zviceran qe nuk ka ADN te askujt tjeter ne mostrat e Deharit me alibine se kane shkuar te demtuara nga Kosova. Ne nentorin e vitit te njejte, kur po ato mostra “humben” thane qe, humbja e tyre do na pengoje zbardhjen e rastit. Nese paskane qene te pavlefshme ne prill, pse qenka pengese ne nentor mungesa e tyre per zbardhjen e rastit?
3) Pse familja dhe Vetevendosje nuk e kane pranue asnje here superekspertizen ne cilindo institut evropian qe ata duan?
Pergjigja eshte shume e thjeshte, epilogu perfundimtar per rastin Dehari nuk u leverdise sepse ju digjet nje karte per fushate. Mos ta flasim pastaj edhe per natyren e vdekjes qe ua zhvlereson krejt “narracionin puritan” me te cilin kane ardhur ne pushtet.
Krejt cka kemi pare per keto kater vite te Kurtit ne pushtet, jane do maskarada per me manipulue rastin qe ceshtja te rrije pezull sic eshte, e asnjehere perpjekje per me zbardh rastin.
Kufijte e marrezise se kesaj force politike jane shume te gjere, aq sa njerezit normal nuk munden as me i perfytyrue.