Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka takuar banorët në Kishnarekë.

Ai ka thënë se mbështetja ndaj PDK-së është mesazh për të ardhmen.

Shkrimi i tij:

Kudo që shkojmë, edhe në Kishnarekë, shohim rritjen e pandalshme të përkrahjes për një Kosovë më të mirë. Mbështetja e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike që garanton zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e shtetit, është një mesazh i qartë për të ardhmen e vendit.