Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se jo Qeveri përveç se ka ndotur diskursin politik, ka thelluar edhe degradimin mjedisor.
Shala ka thënë se ky konstatim është marr nga Raporti i Progresit për vitin 2023, ku në këtë raport theksohen dështimet mjedisore gjatë procedurave të dhënies së lejes për hidrocentrale, parandalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e ndotjes industriale.
‘’Ky është konstatim fatkeqësisht i lehtë për t’u nxjerrë nga Raporti i Progresit për vitin 2023. Nga Raporti theksohet se ka dështim në vlerësimet e duhura mjedisore gjatë procedurave të dhënies së lejes për hidrocentrale, parandalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e ndotjes industriale”.