Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Selver Xhelili, i ka bërë thirrje Anamoravës që votat e kësaj ane të mbesin në këtë rajon.

Xhelili që në listën e PDK’së ka numrin 83, ka thënë se ky rajon ka nevojë për përfaqësues që luftojnë për projekte kapitale.

“Anamoravë, zgjohu! Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Prishtinë. Ky është momenti i fundit për reflektim. Le të jemi të gjithë të bashkuar. Të bëhemi një, sepse Anamorava ka nevojë për kandidatët e vet në Kuvendin e Kosovës, për ata e ato që luftojnë për projektet e saj kapitale” ka thënë Xhelili.

“Votat e Anamoravës duhet të mbesin aty, pa marrë parasysh subjektet politike” ka shtuar ai.