28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane.
Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët, të cilët mijëra nga ta vuajtën, u sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri.
I gjithë ky përkushtim për atdhedashurinë, u reflektua edhe në pagëzimin e emrave.
Shumë prindër edhe në Kosovë duke ëndrruar me shekuj lirinë, ua lanë fëmijëve të tyre emrat si: Flamur, Nëntor, Shqiptar, Pavarësie, Vlora etj
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë 4310 persona që e kanë emrin Flamur.
ASK bën me dije se emrin Nëntor e kanë 73 persona.
Tutje sipas kësaj agjencie janë 55 persona që e bartin emrin Shqiptar.
Gjithashtu nga të dhënat thuhet se edhe 7 vajza/gra e kanë emrin Pavarësi.
E derisa emri më i popullarizuar tek femrat që lidhet me mëvetësinë e Shqipërisë, është Vlora.
Sipas ASK, janë 5565 vajza/gra që thirren me këtë emër.
Aty ndodhi edhe akti i shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi Kombëtar.
Edhe një emër që është mjaft i dëgjuar është ai Ismail, i cili lidhet edhe me figurën kryesore të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin, i cili ishte edhe kryeministri i parë.
Në Kosovë janë 3800 qytetarë që e kanë këtë emër.