Tri ditë pas publikimit të lajmit në Radiotelevizionin e Kosovës, një gazetare e transmetuesit publik me emrin Tamara Nikçeviq ka nisur tashmë emailin edhe në adresë të gazetarit Berat Buzhala.
Njëjtë si gazetarit Ilir Mirena, aty janë shtruar dy pyetje:
“A keni pasur ndonjëherë kontakt me personalitetet e përmendura në tekst.
Nëse po, a kanë treguar interes për të blerë portalin tuaj apo për të ndikuar në politikat tuaja editorial në çfarëdo mënyre”.
Vlen të theksohet se RTK ka publikuar lajmin në webfaqen e tyre, e edhe në lajmet qëndrore, pa kontaktuar paraprakisht përfaqësuesit nga Nacionale dhe Periskopi.
Ndërkohë, po vazhdojnë ende reagimet ndaj transmetuesit publik rreth lajmit ku u sulmuan e u akuzuan dy media vendore.