Një autobus ndër urban është rrokullisur dhe ka përfunduar poshtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, rruga Prishtinë-Pejë.

Për shkak të reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta, sot gjatë ditës nëpër Kosovë janë raportuar aksidente të shumta e dalje nga rruga të automjeteve.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se rrugët që i mirëmban ministria janë të gjitha të kalueshme.