Një sulm i cili ka mundur të përfundojë me tragjedi, ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës.

Gazetari i Klan Kosovës, Arlind Beqiraj, nga vendi i ngjarjes i rrethuar nga policia, tha se sipas dëshmitarëve, rasti ndodhi për shkak të “lëshimit të rrugës”.

“I dyshuari ishte me motoçikletë, tjetri me veturë (punëtori i një picerie). Ata kishin filluar konfliktin verbal, më pas personi me motoçikletë zbriti dhe e kishte goditur fizikisht dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës”, tha gazetari Beqiraj.