CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Çmimet e produkteve bazike në Kosovë kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke varfëruar edhe më shumë shportën e qytetarëve.

Ekonomistët theksojnë se kjo situatë lidhet me varësinë nga importi dhe mungesën e masave konkrete për të mbështetur produktin vendor.

Safet Gërxhaliu, ekonomist, deklaron se Kosova po përballet me sfida serioze, njofton Klankosova.tv.

“Sot jemi vendi me pagat më të ulëta në rajon dhe kemi mbyllur vitin 2024 me 6 miliardë e 330 milionë euro importe.

“Për më tepër, vitet 2023 dhe 2024 kanë sjellë tkurrje të importeve”, tha ai, duke theksuar se numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Ndërkohë, Edison Zeka sqaron se raporti mes importit dhe eksportit është shqetësues.

“Ne varemi nga importi në raport 1 me 4. Megjithatë, kjo mund të rregullohet nëse TVSH-ja për produktet bazike ulet, ndërsa për ato luksoze mund të rritet”,  sugjeroi ai.

Por si mund të ndikohet pozitivisht në çmimet e produkteve bazike? A do të ketë masa konkrete për të mbështetur prodhimin vendor?