Kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri në vazhdën e garës për deputet dhe postimit të videove të ndryshme mbështetëse, ka shpërndarë në rrjetin e tij një video të vecantë, atë të vëllait të tij veteran të luftës.
Neziri ka shkruar se “ndjehet krenar me atë cfarë ka shërbyer dhe bërë në jetë Vebhiu”.
“Vehbiu është krenaria e familjes. Mburrem me të si vëlla, për atë që ka qenë dhe që është sot. Dikur ushtar i UÇK-së në Drenicë dhe Koshare, sot profesori universiteti, Vehbiu është mishërimi i një luftëtari të vërtetë që në luftë merr armën, e në paqe penën. Faleminderit vëlla për atë që je. Për atë që nuk ke ndryshu asnjëherë! Respekt ty, veteranëve të luftës e mbi të gjitha dëshmorëve të Kosovës” ka shkruar Neziri.
Isak Neziri, afarist nga Gjermania garon në listën e PDK-së për deputet me numrin 99.