Deputeti i larguar nga VV, Eman Rrahmani ka folur për kurrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Ai tha se e ka lexuar dhe ka ndarë një pjesë të saj me deputetë.
“Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën e 12 se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja NAgavci ka miratuar që fëmijët të marrin një shembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëve të klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetër ka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur”, tha Rrahmani.
Rrahmani i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta lexojnë këtë kurrikulë.
Ai kërkoi nga ministrja Nagavci të tregojë se sa ka shpenzuar “gjatë mandatit për degjenerimin, rrezikimin e qenies dhe jetës së fëmijëve”.
Më pas ministrja Nagavci i replikoi Rrahmanit.
“Duke i adresuar fillimisht se është për keqardhje të keqpërdoret kjo foltore, sic keni bërë gjithmonë, për interesat personale ose të një grupi. Kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e të gjitha vajzave dhe djemve në mënyrë që asnjë vajzë dhe asnjë djalë të mos keqpërdoret sic keni bërë më tani”, iu përgjigj Nagavci.