Më 29 janar 2025, rreth orës 14:50, Policia e Pejës është njoftuar për një rrahje në rrugën “Mikel Marku”. Në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar një sasi municioni.
Pas hetimeve intensive, janë identifikuar dhe arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër është ende në arrati.
Gjatë arrestimeve, janë sekuestruar gjithashtu një armë me mulli dhe një pistoletë lodër.
Prokurori i shtetit është informuar dhe hetimet vazhdojnë.