Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq nuk është optimist se nesër gjatë seancës konstituive të votohet edhe qeveria.

Para gazetarëve pasi u regjistrua si deputet, ai konsideroi se varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe, pra LVV-ja, të formojë qeverinë pasi siç tha ai, çdo opsion tjetër do të komplikonte më shumë proceset.

“Nuk jam optimist që do të votojmë nesër për qeveri. Konsideroj në këtë rast që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte më shumë procesin qoftë demokratike, qoftë udhëheqjen e qeverisë, qoftë afrimit të Kosovës drejt BE-së”, u shpreh Rashiqi