Asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” nuk e ka mbështetur familja Jashari, për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje, ka deklaruar kryetari Përparim Rama gjatë konferencë për media.
Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.
“Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai.
Sa i takon tregut të gjelbër, Rama tha se aktualisht e kanë ofertën nga sektori privat për këtë projekt dhe në mbledhjen e radhës do të jetë pikë e rendit të ditës për votim./ KosovaPress