Alban Rraci, ka pritur sot në Klinë, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun e bashkë me të kanë vizituar familjen Krasniqi në Cerovik.
Rraci i nderuar me pritjen që iu bë nga kjo familje, tha se fryma e ndryshimit po ndihet gjithandej.
“Fryma e ndryshimit po ndihet gjithandej, ndërsa qytetarët e zhgënjyer po gjejnë shpresë te “Rruga e Re” dhe vizioni shtetformues i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rraci.