Qeveria e Kosovës ka shkruar në lidhje me takimin e kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, Ëilliam Burns.
Në këtë njoftim, Qeveria ka treguar edhe në lidhje me bisedën e realizuar në takim.
Sipas Qeverisë, Kurti ndër të tjera e ka njoftuar Burnsin edhe për rritjen ekonomike.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes” – ka shkruar Qeveria e Kosovës.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOVRKS%2Fposts%2F846624460988467&show_text=true&width=500