Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka mbajtur mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje janë marrë tri vendime. Ndër të tjera, qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.
Shuma të cilën Qeveria e ka ndarë është 6,740,000.00 Euro.
Pacolli, në fillim të vitit kishte thënë se kompania e tij ‘‘Mabco Contsruction’’, e ka fituar në arbitrazh rastin që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’, shkruan Reporteri.
“Autorizohet Thesari që të realizoj transferin e mjeteve buxhetore sipas këtij vendimi në llogarinë e Mabco Constructions SA, shumën prej 5,679,504.05 Euro, shumën prej 33,073.50 CHF dhe shumën prej 1,104,312.20 USD, sipas kursit zyrtar valutor”, thuhet në vendim.