Është arrestuar Hetem Vrajolli, i cili kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjes si shofer i ministrit Armend Mehaj, e më pas zëvendësministrit Shemsi Syla.
Paparaci nga burimet e veta brenda organeve të rendit mëson se Vrajolli është arrestuar gjatë ditës së mërkurë.
Mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale kërcënim, thonë burimet tona.
Arrestimi i Vrajollit vjen një ditë pas intervistës së tij për Nacionale ku rrëfen disa përjetime gjatë punës aty, që sipas tij, ‘e shtyen këtë të fundit që edhe ta lë punën’.
“Nanën qe ma ka shajt kurrë përjetë nuk kam me ia fal Shemsi Sylës, edhe kush k^^^ je ti. Me ditë qe djemtë jetima kanë me mbet. Fmijët jetima kam me i lon, unë kom me u hakmarrë. Me ditë që fundi jem është në burg e përfundoj si Astrit Dehari”, kishte thënë Vrajolli.
“Çka bëj me Shemsi Sylën, keni me marrë vesh”, ka thënë tutje ai.
Sipas Vrajollit, Shemsi Syla e ofendonte edhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
“Ditën e fundit kur e kemi vozitë, kemi pasë me e çu Shemsi Sylën te Instituti Albanologjik. Tha: ‘mos ta din ai m*ti’. Thashë jo Armendi (Mehaj v.j) nuk është këtu. Tha jo ai, po Bashkim Jashari”, thotë ai.