Para zyrave të kompanisë së tyre, punëtorët e kompanisë së pastrimit kanë nisur sot një grevë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe largimin e shefit të operativës, Fitim Gashi.

Një lexues në redaksinë e Klankosova.tv, ka treguar se shqetësimet e tyre janë injoruar për vite me radhë, përkundër faktit se kanë dorëzuar një peticion të ngjashëm edhe në vitin 2022.

Sipas tij, arsyeja kryesore e grevës është presioni i vazhdueshëm që ushtrohet mbi ta nga menaxhmenti. Ata pretendojnë se janë detyruar të dalin në punë edhe kur mjetet e kompanisë janë të pasigurta, duke përfshirë automjete pa frena, pa regjistrim dhe pa sigurim.

Për më tepër, ata shprehen se kanë pësuar humbje të meditjeve në mënyrë të padrejtë dhe se janë përballur me trajtim të padenjë gjatë orarit të punës. Si pasojë e këtyre kushteve, disa shoferë dhe punëtorë tashmë kanë lënë vendin e punës.