Për pushtetin e komisares së VV-së, Dejona Mihali, në institucionet publikë është folur shumë. Duart e saj të gjata tashmë janë shtrirë edhe në Radio Televizionin e Kosovës. Pushtetin e saj në televizionin publik e ka shtrirë duke vendosur njerëzit e saj. Duket se njeri prej tyre është gazetari i njohur nga Shqipërisë, Adi Krasta, të cilin pushteti i Albin Kurtit e ka pozicionuar në postin e zëvendësdrejtorit të RTK-së.

Raportet e mira të këtij të fundit me Mihalin dëshmohet edhe përmes një foto, të cilën gazeta Nacionale e ka siguruar prej kohësh.

Fotografia në fjalë është realizuar në njërën nga pompat e derivateve në Rrugën e Kombit.

Dejona Mihali dhe Adi Krasti aty shihen duke pirë kafe dhe duke bërë muhabet.

Gazeta Nacionale ka disa ditë që ka kërkuar shpjegim për këtë fotografi nga institucionet përkatëse.

Në pyetjet që gazeta ua ka dërguar Adri Krastës dhe Bordit të RTK-së kërkohet të dihen raportet e Krastës me Dejona Mihalin dhe ndikimi i kësaj të fundit në RTK. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, as Krasta dhe as Bordi nuk kanë kthyer përgjigje.

Sot është konfirmuar se e zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasti, është vegël e Albin Kurti.

Besnik Boletini, i cili sot ka dhënë dorëheqje prej kryetarit të Bordit të RTK-së, ka thënë se Kasat nuk ka dashur të marrë masa ndaj përgjegjësve për skandalin e RTK-ja, e cila ka publikuar shkrimin tendencioz të Slobodna Bosnës ndaj dy mediave kosovare.

“Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.

“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin.”

“Në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura. Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën.” – ka shkuar Boletini në profilin e tij në “Facebook”.

Ndikimin e madh në RTK të Dejona Mihalit e kishte përmendur edhe sh-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Në një intervistë në Rubikon, ai kishte thënë se shkarkimi i tij nga pozita e RTK-së u e kishte kërkuar Dejona Mihali.

“Mua nuk më ka kërkuar direkt, ka kërkuar nga anëtarët e bordit që ta mundësojnë shkarkimin ose ta mundësojnë dorëheqjen”, kishte thënë Ahmetxhekaj.