Një portal i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Kosovanews.net, është përfshirë në një fushatë dezinformimi për të dëmtuar reputacionin e hetuesit të njësisë së veçantë të Policisë së Kosovës, Idriz Gashit. Përmes një artikulli të publikuar së fundmi, ky portal ka përdorur foto të manipuluara për ta përfshirë atë në një ngjarje politike, duke tentuar të krijojë një lidhje të pavërtetë mes tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në fshatin Rezallë të Skenderajt, PDK organizoi një tubim me simpatizantë, pas së cilit u mbajt një ndejë nga bashkëfshatarë dhe miq të ardhur nga diaspora. Ndeja, që kishte karakter krejtësisht privat, përfshinte muzikë dhe nuk kishte asnjë politikan të pranishëm. Idriz Gashi ishte pjesë e kësaj ndeje si i ftuar, por ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me tubimin politik të PDK-së, shkruan Demokracia.com
Pavarësisht kësaj, Kosovanews.net përdori fotografi nga të dyja ngjarjet dhe i montoi për të krijuar idenë se Gashi ishte pjesëmarrës në një aktivitet politik. Ky manipulim u shpërnda shpejt në mediat sociale nga përfaqësues të qeverisë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lavdim Deliu, personi të cilit i ishin keqpërdorur fotot në këtë manipulim, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke sqaruar situatën:
“Portaili kosovanews.net e paska keqpërdor emrin tim për qëllime politikë të partis në pushtet.
Më duhet të sqaroj që ajo që ka shkruar ky portal është një gënjeshtër.
E para videon e kam larguar nga profili im sepse na ka ndodhur nje rast vdekje në familje dhe aty kishte muzikë dhe nuk e pashë të ndershme të mbajë videon. E dyta, foton që ky portail e kishte nxjerrë nga tubimi i PDK-së dhe që kishte tentuar me i lidh me foton e zyrtarit policor Idriz Gashit, zyrtar ky i cili rrjedh nga një familjë patriotikë e ndershëm dhe e respektuar jo vëtëm në fshatë por dhe me gjerë janë montazhë e portalit. PDK është e verte të qe ka majtur tubim në fshatin Rezallë.
Por po ashtu është e vërtetë qe pasi kanë shkuar PDK, ka vazhduar një ndejë me muzikë më bashkëfshatar, miq e dashamirë, por pa politikanë. Dhe foton e zyrtarit policor te Idriz Gashi që e kishin nxjerrë portali kosovanews.net është e ndejës pa politikan. Pra kosovanews.net e paska bërë montazh duke u mundu me i ndërlidhë ngjarjet gjë që s’është e vërtetë”, shkruan në profilin e tij, Lavdim Deliu.
Në fotot origjinale nga tubimi i PDK-së, janë të dukshme të gjitha këndet ku ishin ulur kandidatët për deputetë dhe mbështetësit e partisë. Në asnjë prej këtyre fotove nuk shihet Idriz Gashi dhe as personat që shfaqen me të në fotot që u publikuan më vonë nga portali i lartpërmendur.
Ndërsa, fotot më poshtë janë nga ndeja tjetër ku ishte prezent hetuesi Gashi: