Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin më të lartë juridik të shtetit, që hyri në fuqi më 9 prill 2008.

Por kjo datë përkon edhe me një ngjarje tjetër historike – 26-vjetorin e Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin shqiptaro-shqiptar, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.

Akademiku dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, thotë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se nuk është rastësi që kjo ditë është zgjedhur për të festuar Kushtetutën.

“Kjo Kushtetutë i dedikohet luftëtarëve të UÇK-së. Është një ditë që duhet të na kujtojë të gjitha betejat e zhvilluara për liri. Ato janë të ndërlidhura, u shpreh Bajrami.