Një grua ka raportuar në policisë, se derisa ishte në vendin e punës në një market në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, një person nën kërcënimin e thikës i kishte vjedhur 1 mijë e 720 euro.
Policia ka nisur hetimet mbi rastin, ndërsa ende nuk është arrestuar i dyshuari.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në një market, kishte hyrë një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) kishte arrit të marr nga arka para të gatshme në vlerë rreth 1720 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.