Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese.
Policia tha se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Në raportin 24 orësh, policia rastin e ka cilësuar si vepër penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16-vjeç”.