Një polic është vrarë Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën. Si të dyshuar për vrasjen policia serbe po e kërkon Artan Hajrizin, të cilit tha se ia gjeti një pasaportë të lëshuar nga Kosova dhe një letërnjoftim të lëshuar nga Gjermania. Artani është vëllai i Faton Hajrizit, të arratisurit nga Smrekonica.
Ekipi i T7 ka qenë sot te familja e vëllezërve Hajrizi.
Prindërit e tyre i kanë thënë T7 se janë të traumatizuar nga rasti. Ata kanë treguar që Artani nuk ka qenë në Kosovë që nga janari.
Sipas tyre, Fatoni ka shkuar në Gjermani dhe ka qëndruar dy ditë e më pas ia ka vjedhur pasaportën Artanit.
Ata thanë që Artani nuk të bëjë me rastin.
Tashmë Artani ka folur për media duke thënë se ndodhet në Gjermani, madje ai është paraqitur me rroba të punës.
Ai ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente e tij janë vjedhur nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.
Artan Hajrizi tha se distancohet nga vëllai i tij duhe thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.