Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për ‘Rubikon’ të Adriatik Kelmendi, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me Qeverinë. Ajo ia ka përmendur faktin se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa ndaj ShBA-ve mban tarifa, duke e quajtur turp.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Ndryshe, Ministri Hekuran Murati, ishte lëshuar në minuta e sekonda të daljes së tij nga puna, për t’a goditur Osmanin, në lidhje me propozimin për heqjen e tarifave ndaj ShBA-ve.