Deputeti i VV’së, Ardian Gola, në emisionin “Frontal” të T7, është pyetur për premtimin e Kurtit për banesa për çiftet e reja.
“Për atë ka pasur një dinamikë të veçantë, mos të harrojmë që ka shumë probleme nganjëherë edhe me projektues, proceset e tenderimit dijnë me goxha problematike në kuptimin procedural”, tha ai.
Ai u pyet nëse ka pasur ndonjë projekt për ndërtimin e ndonjë banese.
“Mas pari s’ka ekzistu as si ide, e ka thënë sepse është e realizueshme, mendoj që në mandatin e dytë kjo do të vazhdojë”, tha ai.
“Zotimet elektorale nganjëherë mund të mos realizohen brenda një mandati”, tha Gola derisa shtoi se “mund të flas edhe për zotime tjera elektorale që janë përmbushur shumë më tepër sesa edhe që janë dhënë”.