Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim në identifikim të dy grave të dyshuara për vjedhje.

Policia ka publikuar edhe fotografi të të dyshuarve, për të cilat ka kërkuar nga qytetarët që mund t’i njohin, të lajmrojnë policinë.

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje”

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.