Policia e Kosovës ka thënë se Ekrem Rrahmani, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë në Kuvendin Komunal të Podujevës, është arrestuar të enjten nën dyshimin për sulm fizik ndaj Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës.

Në një njoftim në raportin 24-orësh, Policia tha se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha Policia.

Paparaci, raportoi të enjten në mbrëmje për arrestimin e Rrahmanit pas përplasjes mes tij dhe kryetarit të Komunës së Podujevës në mbledhjen e Kuvendit Komunal të enjten.