Policia e Kosovës ka dalë me detajet e fundit për gjujatjet me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në lagjen ‘Aktash’ në Prishtinë.
Policia në raportin 24-orësh, njofton se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë persona janë duke u trajtuar në QKUK të cilët janë nën mbikëqyrje policore, shkruan Reporteri.net.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në mesin e të plagosurve është e Salih Sekiraqa, i njohur për autroitetet e sigurisë në vend për disa vepra penale.
Familjet Sekiraqa dhe Capat ishin të përfshirë në një incident më herët, ku ishte plagosur një person nga familja Capat disa muaj më parë.