Policia sot ka kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet policore, ku janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera.