Një 20 vjeçar dhe një punëtor i sigurimit, sipas Policisë, janë rrahur mes vete të shtunën rreth orës 22:30 në qendrën sportive “Sezair Surroi” në Prizren, ku u mbajt manifestimi për Ditën e Boshnjakëve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thwnw se rreth orës 22:30 “është shkaktuar një incident, rrespektivisht konfrontim fizik”.

“Me date 28.09.2024 , në Qendrën Sportive “ Sezair Suroi “ në Prizren është mbajtur manifestimi – -shënimi I “ Ditës së Boshnjakëve”.

Rreth orës 22:30 në afësri të derës hyrese për në hollin e sallës sportive është shkaktuar një incident, rrespektivisht konfrontim fizik.

Nga policia jane identifikuar personat e përfshire në rast – të dyshuarit ; H.M. 20 vjeç, nga fshati Grenqare, Prizren dhe një puntori i sigurimit. Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30 ,I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ) , i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit.

Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre , punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale. Për të gjitha është njoftuar Prokurori I Shtetit dhe me udhëzimin e tij është inicuar rast I klasifikuar si veper penale ” Lëndim I Lehte Trupor “. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre ,pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngritet Kallëzim Penal.” – ka thënë për Nacionalen zëdhëësi i Policisë për Prizren Shaqir Bytyqi.