Policia e Kosovës është ende në kërkim të burgosurit Faton Hajrizit, i cili akuzohet për vrasje.

I dyshuari u arratis nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri.

“Një i dyshuar  (i burgosur) mashkull kosovar, është arratisur nga Qendra Korrektuese. Njësitë policore janë në kërkim të personit të arratisur”, thuhet në raportin e policisë.