Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në një konferencë për media, ka thënë se shtatë të dyshuarit për vrasjen e Muhamed Likës do të dërgohen në mbajtje.
Çerkini ka thënë se deri tani “është pak herët të flasim për motivin”.
“Sipas asaj që kemi gjatë këtyre ditëve, motivi kryesor lidhet me punën e tij si polic, si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha ai.
Edhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se motivet e vrasjes dyshohet të jenë lidhur me punën e tij.
“Deri më tash motivet për vrasjen besojmë të ketë të bëjë me punën e tij zyrtare. Kemi arritur të sigurojmë dëshmi të mjaftueshme për të ndjekur penalisht.”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit është 18-vjeç.
“Njëri nga ta mund ta konfirmoj sot mbush 18 vjet”, ka thënë Hoxha.