Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë ndodhur sot në Suharekë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Dubravë, dhe ishin të përfshira dy automjete të cilat siç shihen edhe në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, janë dëmtuar rëndë.

Gashi ndër tjera tha se policia e trafikut kanë dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.