Politikani Adem Grabovci, ka njoftuar se ka humbur në moshë të re nipin e tij.
Grabovci ka njoftuar se pas humbjes së vëllait, ka marrë një lajm tjetër të rëndë, për vdekjen e nipit të tij në moshë të re Aulon Grabovcin.
“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka njoftuar Grabovci.
PortaliMagazina.com, ka raportuar më herët në lidhje me njoftimin e policisë, ku ka mësuar se është rasti i nipit të Grabovcit, ndërsa nuk dihen akoma rrethanat e vdekjes.
“Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./PortaliMagazina.com